Shirat e rrëmbyera në Sicili, “zhduken” rrugët, përmbyten fshatrat

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 15:42
Shirat e rrëmbyera në Sicili, “zhduken” rrugët, përmbyten fshatrat

Sicilia vijon që të jetë në ndikimin e motit të keq dhe me reshje të rrëmbyeshme shiu. Mediat vendase bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dendura të shiu disa përrenj kanë dalë nga shtrati duke përmbytur qytezën.

Disa rrugë janë shembur, praktikisht zhdukur duke izoluar popullsinë, ndërkohë që janë dëmtuar disa godina dhe mjete të ndryshme.

Ndër të tjera bëhet me dije se zona më e prekur është ajo e Agrigentos, në veçanti bashkia e Shakas (Sciaça), e cila sipas vetë kryebashkiakut “ndodhet në gjunjë, praktikisht e shkatërruar”.

Ndërkohë autoritetet kanë urdhëruar popullsinë që mos të lej banesat, ndërkohë që bilanci financiar i dëmeve mund të jetë i lartë.

(Kosova Sot Online)