Vullkani në ishullin “La Palma” vazhdon të lëshojë llavë në javën e tetë

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 18:40
Vullkani në ishullin “La Palma” vazhdon të lëshojë llavë në javën e tetë

Vullkani në ishullin spanjoll, La Palma, vijon të lëshojë llavë pas më shumë se shtatë javësh nga shpërthimi i parë.

Vullkanologët vërejnë se pas një uljeje në ditët e mëparshme, aktiviteti sizmik ka rinisur dhe është shtuar sasia e dioksidit të sulfurit që po nxirret në ajër.

Një rrjedhë e madhe lënde e zjarrtë me temperaturë rreth 1 mijë gradë Celsius vazhdon të derdhet në Oqeanin Atlantik.

Që prej fundit të shtatorit, llava në zonë ka formuar një gadishull të ri me përmasa mbi 40 hektarë.

Ndërkohë, më shumë se 2,700 godina janë shkatërruar ose dëmtuar prej fillimit dhe 7 mijë persona janë detyruar të lënë shtëpitë nga rreziku i vullkanit.

(Kosova Sot Online)