Abdixhiku falënderon llapjanët dhe Ekrem Hysenin për rikthimin e madh të LDK-së në Podujevë

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 18:51
Abdixhiku falënderon llapjanët dhe Ekrem Hysenin për rikthimin e madh të LDK-së në Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës, në Podujevë, mbajti sot një tubim madhështor, ku të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kandidati për kryetar të komunës, Dr. Ekrem Hyseni, bashkë me anëtarë, struktura, simpatizantë si dhe qytetarë të kësaj komune.

Abdixhiku, në fjalën e tij, fillimisht i falënderoi llapjanët dhe kandidatin për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni për rikthimin e madh të LDK-së në Podujevë.

“Të dashur llapjanë, i dashur Ekrem, më lejoni të ju falënderojë, këtu e kështu në kaq shumë masë, për rikthimin e madh që i bëtë LDK-së në Podujevë”, ka thënë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)