Udhëheqësit izraelitë u izoluan në bunker gjatë stërvitjes Covid-19

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 20:17
Udhëheqësit izraelitë u izoluan në bunker gjatë stërvitjes Covid-19

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett dhe ndihmësit e tij të lartë u izoluan në një bunker lufte të enjten (11 nëntor) gjatë një stërvitjeje që simulonte një shpërthim të një varianti të ri vdekjeprurës COVID-19.

Zyra e kryeministrit tha se ushtrimi njëditor “Stërvitja Omega” u emërtua sipas një lloji fiktiv të virusit si një masë paraprake për të qenë të sigurt se Izraeli është i përgatitur për “çdo skenar”.

Bunkeri që i bën ballë edhe shpërthimit bërthamor është i vendosur në kodrat e kryeqytetit të Izraelit, Jerusalem.

Izraeli ka marrë masa izolimi për të përballur disa valë të përhapjes së COVID-19, por ka mbajtur ekonominë dhe shkollat të hapura që kur u godit nga vala e katërt në muajin qershor.

Stërvitja përfshin udhëheqës civilë dhe ushtarakë të cilët i nënshtrohen testimit masiv, pranimeve në spital dhe shtetrrethimit, tha zyra e Bennett në një deklaratë.

Rezultatet e ushtrimit do të ndahen edhe me partnerët e huaj.

Në deklaratë nuk thuhej asgjë nëse Qeveria besonte se mund të ketë një lloj të ri vdekjeprurës të koronavirusit.

Bunkeri u ndërtua më shumë se një dekadë më parë për shkak të shqetësimit rreth programit bërthamor të Iranit dhe incidenteve me të raketa me Libanin dhe Rripin e Gazës

(Kosova Sor Online)