Gjini: Jemi dakorduar për koalicione me disa parti

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 21:15
Gjini: Jemi dakorduar për koalicione me disa parti

Kandidati i AAK’së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, thotë se janë pajtuar me disa parti politike për koalicione para balotazhit të 14 nëntorit.

“Unë kam pasur bisedime shumë të hapura, të pastra me Partinë Shqiptare Demokristiane, me Partinë Demokratike të Kosovës, me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ekziston një dakordim serioz që me shku bashkë”, thotë Gjini.

“Nuk kemi biseduar për detaje, s’kemi biseduar për drejtori ose diçka por ka dakordim”, tha Gjini

“Me LDK’në ende s’ka dakordim që do të shkojmë bashkë mirëpo ka bashkëpunim”, shtoi ai.

“Si do të jetë qeverisja prej raundit të dytë do të varet edhe nga votat për Asamble të cilat tashmë dihen. E kam tepër të qartë që tri partitë tjera politike kanë vullnet me shku bashkë”, shpjegoi Gjini.

Në balotazh Gjini, kryetar aktual, do të përballet me Mimoza Kusari-Lilën e VV’së.

(Kosova Sot Online)