Ambasadori Gjuriq: Miqtë e Serbisë po shtohen, do ta shihni çka ndodh në fundvit

  • G.G /
  • 12 November 2021 - 10:58
Ambasadori Gjuriq: Miqtë e Serbisë po shtohen, do ta shihni çka ndodh në fundvit

Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq, i ka deklaruar RTS-it të Serbisë se po bën përpjekje maksimale që të përmirësojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se grupi i miqve të Serbisë në Kongresin amerikan po rritet.

Miqtë e Kosovës në Senat dhe Kongres të ShBA-ve kanë qenë krucial që vendi ynë të fitojë çlirimin dhe pavarësinë.

Por, si duket gjërat po pëmbysen më shpejt se që është menduar pas mos-ftesës së Kosovës në Samitin për Demokracinë mes 109 shteteve demokratike të botës.

Ai tha se deri në fund të vitit më shumë anëtarë të kongresit do t’i japin mbështetje Serbisë.

“Ne nuk do të lobojmë kundër askujt, do të lobojmë për Serbinë,” – u shpreh z. Gjuriq.

Ai komentoi edhe qeverisjen e Kurtit dhe raportet e saj me Bashkësinë Ndërkombëtare.

“Këtu kemi një moment interesant, një pyetje që shtrohet është se deri në çfarë mase komuniteti ndërkombëtar do të bëj presion mbi institucionet në Prishtinë.”

(Kosova Sot Online)