Abazoviq tregon se çka bisedoi me Escobarin

  • G.G /
  • 12 November 2021 - 11:27
Abazoviq tregon se çka bisedoi me Escobarin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është deklaruar pas takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. Ai përmes një postimi në “Twitter” tha se Mali i Zi kishte “mbështetje të madhe nga administrata e SHBA-së për sektorin e sigurisë në operacionet më komplekse”.

Abazoviq tha se vizita e Escobarit në Malin e Zi më shumë i kushtohet luftës kundër korrupsionit.

“Ajo që pretendojmë është vërtetuar. Unë mendoj se është e qartë për të gjithë tani. Ka filluar”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Në ditën e parë të vizitës, Escobar është takuar me presidentin Milo Gjukanoviq gjersa dje me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, Zdravko Krivokapiq, gjegjësisht Aleks Beçiq, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

(Kosova Sot Online)