Abazi pas mbledhjes me ambasadorin gjerman: Presim zhvillime pozitive për vizat

  • G.G /
  • 12 November 2021 - 13:10
Abazi pas mbledhjes me ambasadorin gjerman: Presim zhvillime pozitive për vizat

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde.

Pas kësaj për media është deklaruar kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi i cili tha se diskutimi me ambasadorin u shtri në disa drejtime dhe liberalizimi i vizave ishte njëra prej temave.

“Interesimi dhe përkushtimi i Gjermanisë është që ky proces të përfundoi sa më shpejtë që është e mundur. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian janë pro dhe konsiderojmë se të gjitha kushtet janë përmbushur, mirëpo edhe rekomandimi i ambasadorit ishte që angazhimi ynë drejtë vendeve skeptike të jetë i drejtpërdrejtë meë edhe aty nevojitet abashkëpunim”, tha Abazi.

Ai tha se zhvillime pozitive në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën priten pas zgjedhjeve në Francë.

“Fatkeqësisht ndonjëherë proceset në Bashkimin Evropian varen edhe nga politikat dhe zhvillimet nacionale të anëtarëve të BE-së.Presim pa rënduar këtë aspektin e pritjes së gjatë që qytetarët e Kosovës e kanë pasur në lidhje me liberalizimin e vizave. Presim zhvillime pozitive për liberalizimin e vizave pas zgjedhjeve në Francë”, u shpreh ai.

Tutje, ai tha se me ambasadorin folën edhe për rolin e diasporës sonë në Gjermani që është një numër i madh dhe ai e konsideron si urë lidhëse mes Kosovës dhe Gjermanisë në të gjitha aspektet.

(Kosova Sot Online)