Vdes një i burgosur, ishte i dënuar për krime lufte kundër civilëve

  • G.G /
  • 12 November 2021 - 14:57
Vdes një i burgosur, ishte i dënuar për krime lufte kundër civilëve

Shërbimi Korrektues i Kosovës se sot rreth orës 11:00, në Klinikën e Pulmologjisë në SHSKUK, ka vdekur një i burgosur me inicialet S.B.

Sipas SHKK’së, i burgosuri që nga fillimi është pranuar me diagnozë hipertension arterial, për të cilën është trajtuar dhe ka pas kontrolle të rregullta tek mjeku i qendrës, tek kardiologu dhe vizita të tjera specialistike. Pas keqësimit të gjendjes, më 05.11.2021, me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në  SHSKUK dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë. Përkundër përpjekjeve dhe trajtimit shëndetësor të vazhdueshëm, i burgosuri ka ndërruar jetë.

“I njëjti ishte i dënuar me dhjet vite burgim për veprën penale; Krime lufte kundër civilëve dhe po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë. Stafi mjekësor ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)