“Na pastë Zoti në dorë,” shqiptarët reagojnë të frikësuar pas tërmetit

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 17:56
“Na pastë Zoti në dorë,” shqiptarët reagojnë të frikësuar pas tërmetit

Frika nga tërmeti i nëntorit ndihet akoma, pasojat e tij vijnë të freskëta sa herë toka dridhet nga tërmeti.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e së premtes në vend. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare lëkundjet e tokës ishin me një magnitutë 4.1. Epiqendra tërmetit ishte 34 km në verilindje të Tiranës dhe 4 km në jugperëndim të Bulqizës.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit , një numër i madh qytetarësh vijojnë t’i kenë të instaluar aplikacionet si “Last Quake” dhe reagimi është i menjëhershëm.

Një numër i madh qytetarësh kanë reaguar në një kohë shumë të shkurtër të frikësua. Më të shumta komentet janë nga Tirana, por edhe nga vendet pranë epiqendrës në verilindje, Durrësi, Elbasani dhe Maqedonia e Veriut.

(Kosova Sot Online)