Kosova në pritje të miratimit të dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 19:25
 Kosova në pritje të miratimit të dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19

Zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë thanë se shumë shpejt pritet të miratohet doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 për personat me gjendje të rënduar shëndetësore.

Deri më tani në Kosovë rreth 40 për qind e popullsisë është vaksinuar me dy doza të vaksinës, por interesimi ka rënë me rënien e numrit të të infektuarve.

Autoritetet shëndetësore thonë se ka rrezik të përkeqësimit të situatës pas shfaqjes së varianti i ri “Delta plus” të koronavirusit dhe grumbullimet të qytetarëve nga partitë politike përgjatë fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të së dielës./voa

https://www.zeriamerikes.com/a/6310940.html?utm_medium=affiliate&utm_campaign=VOA-player6310940&utm_source=www.gazetaexpress.com/&utm_content=player

(Kosova Sot Online)