Nga e hëna duhet t’i keni me vete pajisjet dimërore, në të kundërt gjobiteni

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 21:00
Nga e hëna duhet t’i keni me vete pajisjet dimërore, në të kundërt gjobiteni

Nga dita e hënë, me 15 nëntor, nis sezoni i dimëror dhe nga kjo datë e deri me 15 mars, veturat duhet të jenë të pajisura me goma të dimrit.

Por përveç gomave të dimrit, veturat duhet të jenë të pajisura dhe ti kenë me vete edhe pajisjet tjera dimërore siç janë zinxhirët e gomave, e në mungesë të posedimit të të cilëve mund të gjobiteni nga Policia e Kosovës.

Sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.

Gjithashtu gjatë kushteve dimërore ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i bashkësisë së mjeteve, të cilat nuk i kanë të vendosura pajisjet dimërore.

Shoferët që nuk e respektojnë këtë, dënohen për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet euro.

(Kosova Sot Online)