Ferizaj: Konflikt mes djemve të axhës, njëri përfundon i therur me thikë

  • E.K /
  • 13 November 2021 - 09:28
Ferizaj: Konflikt mes djemve të axhës, njëri përfundon i therur me thikë

Një person ka përfunduar në pranga dje në Ferizaj.

I njëjti dyshohet se ka therur me thikë djalin e axhës së tij pas një konflikti që ata kishin mes vete.

Policia ka njoftuar se ndihmë mjekësore kanë pranuar edhe viktima edhe i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)