Myftiu i Shkodrës kundër Prindi 1 e Prindi 2: A kthehet nana në numër, pash hatrin e Zotit, ma thoni?!

  • E.K /
  • 13 November 2021 - 14:36
Myftiu i Shkodrës kundër Prindi 1 e Prindi 2: A kthehet nana në numër, pash hatrin e Zotit, ma thoni?!

Myftiu i Shkodrës ka dalë kundër ndryshimit të Kodit të Familjes për fjalët Nënë dhe Baba, duke i zëvendësuar me Prindi 1 dhe Prindi 2.  Sipas tij kjo është e papranueshme, një shthurje te shoqërisë.

Myftiu i bëri thirrje parlamentit që të mos e ndryshojë Kodin e Familjes.  Imam Muhamed Sytari doli kundër diskutimeve që po bëhen së fundmi nga komuniteti LGBTQI për të ndryshuar Kodin e Familjes dhe për të zëvendësuar Nënë dhe Baba me fjalët Prindi 1 dhe Prindi 2.

Sipas klerikut, kjo mënyrë na rikthen mbrapa në kohë. Kjo është e papranueshme u shpreh Myftiu i Shkodrës, duke e cilësuar si shthurje të shoqërisë. Ai i bëri thirrje parlamentit që të mos e ndryshojë Kodin e Familjes.

(Kosova Sot Online)