Serbët me peticion kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës

  • E.K /
  • 13 November 2021 - 15:07
Serbët me peticion kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës

Më shumë se 600 qytetarë serbë kanë nënshkruar peticionin “Krimi është krim” që është inicuar nga prokurori për krime lufte Vladimir Vukcevic kundër glorifikimit të kriminelëve në Serbi.

Peticioni online është inicuar nga avokati i të drejtave të njeriut Aleksander Olenik dhe fillimisht kërkesa është nënshkruar nga më shumë se 30 figura publike.

Pjesa më e madhe e nënshkruesve janë nga Serbia si dhe nga shtetet e rajonit e evropës.

Vukcevic ka bërë thirrje që të përkrahet kërkesa “Krimi është krim” kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës dhe paralajmëroi se këto politika janë duke e shtyrë Serbinë drejt konflikteve të reja.

Siç ceket në kërkesën e peticioni, Serbia është e ekspozuar nga një përpjekje për tu kthyer tek luftarët e viteve 90-ta, që po shihet qartë nga roli i tanishëm për të shkaktuar tensione në rajon si dhe përmes zyrtarëve shtetërorë që promovojnë vlerat jocivilizuese dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

“Ne jemi të bindur se një politikë e tillë po e shtyn Serbinë në konflikte të reja, por edhe se shoqëria në Serbi po çon në ndarje dhe konflikte gjithnjë e më të mprehta dhe të papajtueshme, në të cilat qytetarët nuk do të gëzojnë sigurinë personale elementare”, thuhet në apel.

Poashtu në peticion thuhet se deklaratat e zyrtarëve më të lartë shtetërorë se Serbia nuk do t’i ekstradojë apo ndjekë penalisht personat e akuzuar për krime lufte, duke përfshirë edhe personat nga fletarrestet e Interpolit, paraqesin “shuplakën më të ashpër” për sundimin e ligjit dhe viktimat e krimeve të luftës jo vetëm në rajonit por edhe në Serbi.

“Për më tepër, heshtja e atyre që e paraqesin veten si një alternativë politike dhe sociale ndaj regjimit aktual është një shenjë e qartë se konsensusi nacionalist i shumicës së faktorëve politikë në Serbi ka arritur përmasa shqetësuese”, thuhet në apel.

(Kosova Sot Online)