Gjakova përballet me probleme të rrymës në kohë zgjedhjesh

  • G.G /
  • 14 November 2021 - 07:51
Gjakova përballet me probleme të rrymës në kohë zgjedhjesh

Në shumë pjesë të Gjakovës ka probleme me rrymë.

Kështu ka raportuar gazetarja, Hana Selimi, e cila nga shkolla “Yll Morina” tha se ka rreth një orë që në këtë qendër të votimit, nuk ka pasur energji elektrike.

Pavarësisht kësaj, rryma nuk ka penguar procesin e votimit pasi, siç e potencoi gazetarja, ka pasur ndriçim të mjaftueshëm në disa klasë të kësaj shkolle.

(Kosova Sot Online)