Haskuka pas votimit fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 10:29
Haskuka pas votimit fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ftuar sot qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Haskuka pas votimit tha se koha është e mirë dhe qytetarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

“Sapo votova. Është një ditë për katër vite… Qytetarët duhet të votojnë dhe është një farë besimi për  punën e bërë dhe punët që presin”, tha ai.

(Kosova Sot Online)