Ndodhë edhe kjo, Lutfi Haziri dëmton fletëvotimin

  • G.G /
  • 14 November 2021 - 11:15
Ndodhë edhe kjo, Lutfi Haziri dëmton fletëvotimin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan.

Por për çudi, Haziri pati një problem të vogël gjatë votimit.

Ai dëmtoi fletëvotimin dhe me këtë rast iu desh të merrte një tjetër.

Ndryshe Lutfi Haziri ka drejtuar Komunën e Gjilanit për disa vite radhazi ndërsa nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale doli që të mos ketë marrë votat e mjaftueshme.

Kësisoj ai do të përballet në balotazh sot me kandidatin e Vetëvendosjes, Alban Hyseni.

Pas raundit të dytë sot të zgjedhjeve mbetet ë shihet se kush do të drejtojë qytetin e Gjilanit, në mandatin 4 vjeçar.

(Kosova Sot Online)