Radoniqi: Procesi i votimit po zhvillohet normalisht

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 11:55
Radoniqi: Procesi i votimit po zhvillohet normalisht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht.

“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet të cilat i pranojmë vazhdimisht nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, por edhe nga ekipet tona monitoruese, procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht”.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, thotë se janë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit.

“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, KQZ është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit”.

Radoniqi mes tjerash bëri të ditur se sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga më shumë se 97% vendvotime, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 88 mijë e 622 votues apo 7.22% nga 1 milion e 260 mijë e 571 votues.

(Kosova Sot Online)