Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitale

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 12:20
Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitale

37 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës.

Sipas SHSKUK’së, 13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv, kurse 24 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid.

14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

(Kosova Sot Online)