“Urgjente, kërcënim në sistem”, hakerat ndërhyrjnë në serverat e FBI, dërgojnë mbi 100 mijë email-e

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 12:46
“Urgjente, kërcënim në sistem”, hakerat ndërhyrjnë në serverat e FBI, dërgojnë mbi 100 mijë email-e

FBI ka nisur një hetim pasi mijëra mesazhe të rreme në email-e janë dërguar nga një prej serverëve të saj, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm kibernetik.

Agjencia tha se incidenti ishte pjesë e një “situate në vazhdim”, por nuk dha detaje të mëtejshme, raporton BBC.

Mesazhet supozohet të jenë nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare. Ata pretenduan se ishte paralajmërim për një kërcënim dhe titulloheshin: “Urgjente, kërcënim në sistem”.

Emailet u thanë marrësve se ata ishin shënjestër e një “sulmi të sofistikuar zinxhir” nga një grup zhvatjeje i njohur si Dark Overlord, sipas vëzhguesit jofitimprurës kundër spamit Spamhaus.

Sipas raporteve të mediave amerikane, më shumë se 100,000 email janë dërguar. Në një deklaratë, FBI tha dje se ishte “në dijeni të incidentit që përfshin emaile të rreme nga një llogari e-mail @ic.fbi.gov”.

Agjencia tha se pajisja e prekur u hoq shpejt jashtë linje pasi u zbulua problemi dhe paralajmëroi publikun që të ishte “i kujdesshëm ndaj dërguesve të panjohur” dhe të raportonte aktivitetin e dyshimtë te qeveria.

Nuk është ende e qartë nëse emailet janë dërguar nga një individ me akses të pastër në serverët e FBI-së apo nëse janë përfshirë hakerë.

(Kosova Sot Online)