Kelani flet për suspendimin e dy policëve, ja çka do të ndodhë me ta

  • G.G /
  • 14 November 2021 - 13:31
Kelani flet për suspendimin e dy policëve, ja çka do të ndodhë me ta

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka folur për suspendimin e dy zyrtarëve policorë për shkak të përfshirjes në aktivitete politike.

Sot është njoftuar nga Policia për suspendimin e dy zyrtarëve policorë pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore.

“Menaxhmenti i Policisë së Kosovës dje ka marrë informatë se dy zyrtarë policorë kanë bërë shkelje duke u përfshirë në aktivitete politike apo komentime, që ndërlidhen me fushatë zgjedhore e me zgjedhjet që po mbahen. Sot Policia ka marrë masa të suspendimit ndaj tyre konform rregulloreve. Do të vazhdohet procedura e mëtejme”, ka thënë Kelani, transmeton Paparaci.

Ai ka thënë se zgjedhjet me kalimin e viteve gjithmonë po përmirësohen e po ka më pak incidente.

(Kosova Sot Online)