Policia intervenon në Viti, arrestohet një person

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 14:08
Policia intervenon në Viti, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në një prej qendrave të votimit të Komunës së Vitisë.

Zyrtarët policorë janë parë duke arrestuar personin e dyshimtë në këtë qendër të votimit.

Sipas policisë bëhet fjalë për një person të dehur i cili ka bërtitur dhe ka shqetësuar personat që ishin në qendër të vendvotimit.

Arrestimi i tij është bërë në qendrën e votimit në shkollën “Dëshmorët e Vitisë” në komunën e Vitisë në të cilën po votohet në balotazh.

Poashtu nga të pranishmit është thënë se i dyshuari nuk pati diçka personale me askënd, vetëm se ishte nën ndikim të alkoolit dhe shkaktoi prishje të rendit dhe qetësisë

(Kosova Sot Online)