Arrestohet djali i Ruzhdi Shehut, kandidatit për kryetar të LDK-së në Junik

  • G.G /
  • 14 November 2021 - 14:35
Arrestohet djali i Ruzhdi Shehut, kandidatit për kryetar të LDK-së në Junik

Visar Shehu, djali i kandidatit për kryetar komune nga radhët e LDK-së Ruzhdi Shehu, është ndaluar nga policia pas kërcënimit të tij kundrejt menaxheres së Qendrës së Votimit.

Këtë e bëri të ditur Besnik Tahiri, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, gjatë një konference për media në Selinë e AAK-së.

Tahiri ka shprehur shqetësimin edhe për incidentet e tjera në këtë komunë, ku një aktivist i LDK-së ka tentuar të ndikojë te votuesit, si dhe sulmi i një ish-kandidat për Asamble i VV-së ndaj komisionerit të AAK-së.

Tahiri ftoi votuesit të dalin masovikisht në votime që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

(Kosova Sot Online)