
Komuna më dembele në Kosovë, përtojnë edhe të votojnë

KQZ ka publikuar përqindjen e pjesëmarrjes në votime në nivel vendi për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Në nivel të përgjithshëm, 23.98 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë në komunat që po marrin pjesë në votim.
Sipas KQZ-së, 21 komuna në Kosovë do t’i nënshtrohen raundit të dytë të zgjedhjeve.
Komuna që ka pasur pjesëmarrjen më të ulët deri më 15:00 është Rahoveci, me 16,27 për qind të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën për votë.
Nga katër komunat e mëdha që po garojnë në balotazh, Prizreni rezulton me përqindjen më të ulët të qytetarëve që kanë dalë në zgjedhjen e kryetarit të tyre. Sipas të dhënave të KQZ-së, 18,70 për qind e prizrenasve kanë dalë të votojnë deri në orën 15:00.
KQZ do të raportojë sërish nga ora 19:00 për përqindjen e qytetarëve të dalë në komunat përkatëse që garojnë për kryetarin e ri.
(Kosova Sot Online)