Shabani: 26,97 për qind e gjilanasve votuan deri në orën 15:00

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 16:42
Shabani: 26,97 për qind e gjilanasve votuan deri në orën 15:00

Mbi 27 mijë gjilanas kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës deri në orën 15:00. Kështu ka bërë të ditur kryesuesi komunal zgjedhor, Ferid Shabani, i cili ka theksuar se procesi i raundit të dytë të zgjedhjeve në këtë komunë po përcillet pa ndonjë incident.

“Në komunën e Gjilanit kanë votuar 26,97 për qind, apo 27 mijë e 250 votues. Që i bie në krahasim më raundin e parë kanë votuar 0.33 për qind më shume votues se në raundin e parë. Mbi bazën e fluksit që po shohim, shpresojmë që kjo përqindje të rritet edhe më tutje”, thotë Shabani.

Qytetarët e Gjilanit do të vendosin për udhëheqësin e tyre, ku në garë janë Lutfi Haziri nga LDK dhe Alban Hyseni nga LVV.

(Kosova Sot Online