PDK thërret përsëri konferencë për media

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 16:58
PDK thërret përsëri konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrë përsëri konferencë për media.

Nga kjo parti kanë thirrë konferencë për orën 17:30 lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Partia Demokratike e Kosovës mban sot në ora 17:30 konferencë për media  lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Konferenca mbahet në selinë qendrore të PDK-së”, është bërë e ditur nga PDK.

Kujtojmë që nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një konference për media ftoi sot qytetarët e komunave të Kosovës, të cilat janë në balotazh, të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Çitaku  tha se sot është ditë vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të këtyre komunave.

(Kosova Sot Online)