Pak para se të mbyllen qendrat e votimit, Vetëvendosje e ka një lutje

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 18:12
Pak para se të mbyllen qendrat e votimit, Vetëvendosje e ka një lutje

Lëvizja Vetëvendosje, ka dal me një reagim një orë para përmbylljes së procesit zgjedhor, për zgjedhjet lokale 2021.

VV, përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë orën e fundit për të dalur në votim.

"Është ora e fundit për të votuar, pra thirrini miqtë e familjarët tuaj që të dalin të votojnë" thuhet në komunikatë

Reagimi i plotë:

Është ora e fundit për të votuar, pra thirrini miqtë e familjarët tuaj që të dalin të votojnë.

Komunat tona kanë nevojë për transparencë, drejtësi, zhvillim, ide të reja dhe vendime që merren nga vetë qytetarët.

Bëhuni pjesë e vendimmarrjes, dilni e votoni!

(Kosova Sot Online)