KQZ: 37.88% e qytetarëve votuan në balotazh
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve ka qenë 37.88%.
Radoniqi tha se numri i qytetarëve që janë votuar është 475.751.
“Procesi i votimit ka përfunduar dhe janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit. Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga më shumë se 99% të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 475.751 votues apo 37.88%”, ka thënë Radoniqi.
(Kosova Sot Online)