Mbi 41 mijë vota të numëruara në Podujevë, kjo është renditja

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 20:22
Mbi 41 mijë vota të numëruara në Podujevë, kjo është renditja

Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet i pari në Podujevë, pas numërimit të 40 mijë votave.

Sipas infografikës së KQZ’së, Bulliqi po prin me 52.38 përqind të votave. Nga numërimi i këtyre votave, ai i LDK’së ka 47.72 përqind.

19:58 – Numërohen mbi 20 mijë vota në Podujevë, ky është kandidati që po prin

Në Komunën e Podujevës po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Nga numërimi i mbi 20 mijë votave, Bulliqi ka marrë 51.88 përqind, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së ka 48 për qind të votave.

(Kosova Sot Online)