Basha: Kosova përcolli leksion demokracie edhe këtë herë

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 23:58
Basha: Kosova përcolli leksion demokracie edhe këtë herë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përgëzuar procesin zgjedhor në Kosovë. Në një postim në Twitter, Basha u ka uruar suksese kandidatëve të zgjedhur në komuna.

Kreu i demokratëve thotë se dhe këtë herë Kosova përcolli leksion demokracie.

“Urime Kosovë për leksionin e demokracisë që percolle edhe në këto zgjedhje! Suksese kryetarëve të zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre. Respekt për të gjithë kandidatët që treguan qytetari në këtë garë,” shkruan Basha.

Në Kosovë u mbajt sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në komunat që kaluan në balotazh. Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PDK ka fituar 9 komuna, LDK ka marrë 6, AAK ka siguruar 5 dhe Vetëvendosje vetëm katër komuna.

(Kosova Sot Online)