Rreth 30 persona përfshihen në rrahje në një lokal në Mitrovicë të Veriut, dëgjohen edhe të shtëna armësh

  • E.K /
  • 15 November 2021 - 10:28
Rreth 30 persona përfshihen në rrahje në një lokal në Mitrovicë të Veriut, dëgjohen edhe të shtëna armësh

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 13 nëntor në orën 23:20, në një lokal në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një rrahje masive, ku dyshohet se kanë qenë të përfshirë rreth 30 persona.

Sipas policisë, dyshohet se gjatë rrahjes ka pasur edhe të shtëna armës.

Me rekomandim të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar.

“Mitrovicë Veri, 13.11.2021 – 23:20. Është raportuar se në një lokal ka ndodhë një rrahje masive ku dyshohet se kanë qenë rreth 30 persona, disa prej tyre kishin qenë të dehur, dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh, pasi  në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur  dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës. Si pasojë e rastit një person, viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me rekomandim të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar deri sa të këndellen për shkak se kishin qenë nën ndikim të alkoolit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)