Hajnat hynë në një banesë në Prishtinë, vodhën TV, laptop para e ari

  • E.K /
  • 15 November 2021 - 10:32
Hajnat hynë në një banesë në Prishtinë, vodhën TV, laptop para e ari

Persona të panjohur kanë depërtuar në një banesë në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, nga ku kanë vjedhur gjësende me vlerë.

Sipas pronarit të banesës, hajnat i kanë vjedhur një pistoletë me 132 copë fishekë, për të cilën posedon leje valide, një sasi stoli ari, një TV, një llap-top, dhe para të gatshme

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË/Rr. Ferid Curri, Prishtinë, 14.11.2021-NN.  Me 15.11.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se , person-a të panjohur me forcë kishin depërtuar në banesën e tij dhe nga aty kishin vjedhur: një pistoletë me 132 copë fishekë, për të cilën posedon leje valide, një sasi stoli ari , një TV, një llap-top, dhe para të gatshme. Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)