Rekord të infektuarish në Gjermani, qeveria parashikon masa të reja

  • A.P /
  • 15 November 2021 - 14:35
Rekord të infektuarish në Gjermani, qeveria parashikon masa të reja

Numri i të infektuarve në Gjermani ka shënuar të njëjtin nivel si në fillim të pandemisë, ndërkohë qeveria po përgatit një plan për të vendosur masa të reja. Shkalla e incidencës shtatë-ditore – numri i njerëzve për 100,000 të infektuar gjatë javës së kaluar  u rrit në 303 nga 289 një ditë më parë, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch.

Vendi regjistroi 43 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 97,715. Tre partitë, të cilat janë në bisedime për të formuar një koalicion qeverisës, planifikojnë të forcojnë masat e propozuara për të trajtuar valën e re të pandemisë, tha udhëheqësi i të Gjelbërve Robert Habek.

Masat do të përfshijnë kufizime në kontaktet me njerëz, sipas një amendamenti të rishikuar nga Reuters. Të shtunën, tre ministra të shëndetësisë shtetërore gjermane u bënë thirrje palëve që negociojnë për formimin e një qeverie të re për të zbatuar masa më të ashpra kundër pandemisë, të tilla si bllokimet ose mbyllja e shkollave.


(Kosova Sot Online)