Shehu i LDK-së: Nga sot Komuna e Junikut po ju kthehet junikasve

  • E.K /
  • 15 November 2021 - 15:27
Shehu i LDK-së: Nga sot Komuna e Junikut po ju kthehet junikasve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu e ka shpallur fitoren e tij në Junik.

Ai ka shkruar se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Junikut.

“Nga sot Komuna e Junikut po ju kthehet junikasve ndërsa unë Ruzhdi Shehu do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Junikut pa përjashtim. Programi ynë do të zbatohet deri në fund siç kemi premtuar ndërsa Junikut do i’a kthejmë dinjitetin pas 12 viteve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Fillimisht faleminderit secilit junikas për një proces zgjedhor të rregullt dhe demokratik, siç i ka hije Junikut. Nga rezultatet preliminare rezulton se koalicioni LDK-VV në Junik është fituese e këtyre zgjedhjeve.
Sot u konfirmua që për Junikun vendosin vetëm junikasit. Prandaj urime fitorja të gjithë qytetarëve të Junikut.
Nga sot Komuna e Junikut po ju kthehet junikasve ndërsa unë Ruzhdi Shehu do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Junikut pa përjashtim. Programi ynë do të zbatohet deri në fund siç kemi premtuar ndërsa Junikut do i’a kthejmë dinjitetin pas 12 viteve.
Zoti e bekoftë Junikun dhe të gjithë junikasit pa dallim.
R.Sh

(Kosova Sot Online)