Aksidentohen tri vetura në lagjen Dragodan të kryeqytetit

  • A.P /
  • 15 November 2021 - 20:05
Aksidentohen tri vetura në lagjen Dragodan të kryeqytetit

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në lagjen Dragodan të kryeqytetit, ndërsa 3 vetura janë dëmtuar rënd.

Kosova Sot ka siguruar fotografi të veturave ta aksidentuara mbrëmë, ndërkohë që e ka publikuar lajmin gjatë ditës së sotme.

Lia Stublla, dizajnerja e njohur kosovare, ka njoftuar se njëra nga veturat ka qenë e saj. Ajo ka dhënë disa detaje se si ka ndodhur incidenti, shkruan lajmi.net.

“Gjatë natës së mbrëmshme një vajzë e pirë me veturë Range Rover i ka dëmtuar veturat në parking. E rëndësishme qe nuk ka të lënduar”, ka shkruar Stublla në përshkrimin e fotografisë të cilin e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Image

(Kosova Sot Online)