Latifi: Kurti e pranoi që në Vetëvendosje ka defekte te brendshme

  • A.P /
  • 15 November 2021 - 21:11
Latifi: Kurti e pranoi që në Vetëvendosje ka defekte te brendshme

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar rezultatin zgjedhor të balotazhit. Thotë se VV duhet t’i kërkojë shkaqet e brendshme që e quan VV’në në humbjen e zgjedhjeve.

“Sot Kurti e dha një shpjegim përgjithësisht për atë se çfarë ka ndodhur. Ai e pranoi që defekte brenda organizimit partiak të VV’së”, tha Latifi.

“Ai e përmendi një fakt si ‘bashkimi i të gjithë të tjerëve’ kundër VV’së në këto zgjedhje. Konsideroj se Kurti duhet të jetë i vetëdijshëm se këtë “të gjithëve kundër tij” e ka ushqyer ky. Kurti një kohë të gjatë e ka përdorur dhe e ka ushqyer skemën ne dhe ata. Është një skemë të cilën ai e ka ushqyer dhe në një situatë të caktuar ka përfituar shumë nga kjo skemë sepse ka korrur një rezultat të paimagjinueshëm nga të gjithë ne në zgjedhjet e 14 shkurtit. Por disa muaj pas po i kthehet në të kundërtën e asaj”, shpjegon Latifi.

“Do të ishte mirë që një organizatë serioze politike para se me i kërkuar shkaqet e jashtme për dështimet e saj duhet t’i kërkojë shkaqet e brendshme. Një organizatë serioze politike nuk i ndërton teori të konspiracionit për të shpjeguar dështimet e saj”, tha ai.


(Kosova Sot Online)