Pamje: Kështu tentuan që ta grabitin argjendarinë hajnat në Prizren

  • E.K /
  • 16 November 2021 - 08:10
Pamje: Kështu tentuan që ta grabitin argjendarinë hajnat në Prizren

Gjatë mbrëmjes së ditës së hënë në Prizren dy hajna tentuan që ta vjedhin një argjendari në Prizren. Gjatë kësaj tentim grabitje të plagosur dyshohet se kanë mbetur babë e bir, por që nuk është arritur të merret asgjë nga argjendaria

Dy hajna kanë tentuar që ta vjedhin një dyqan argjendarie gjatë mbrëmjes së 15 nëntorit në Prizren.

Policia në qytetin jugor të Kosovës ka njoftuar se nga kjo tentim grabitje kanë mbetur të plagosur dy persona, por që nuk është vjedhur asgjë në dyqan, por hajnat kanë arritur që të largohen me një veturë të cilës i është vënë zjarri më vonë.

“Të njëjtit nuk kanë arritur që të kryejnë grabitjen dhe pas një përleshjeje kanë arritur që t’i plagosin dy viktima. Të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, i cili është aksidentuar. Të njëjtit, më pas i është vënë zjarri dhe është ndalur në mënyrë të dhunshme nga ky grup një automjet tjetër, dhe nga ai automjet janë larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Vesel Gashi në Klan Kosova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Sipas të njëjtës media, të plagosurit janë babë e bir dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe se Policia ka konfirmuar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë! Pamjet nga tentim grabitja i ka botuar në orët e natës portali Sinjali. 

Video nga vendi i ngjarjes!  

(Kosova Sot Online)