Mosmarrëveshje për parking, 66-vjeçari në Brezovicë kërcënon 79-vjeçaren

  • E.K /
  • 16 November 2021 - 09:47
Mosmarrëveshje për parking, 66-vjeçari në Brezovicë kërcënon 79-vjeçaren

Policia ka arrestuar në Shtërpcë një 66-vjeçar i cili ka kanosur një 79-vjeçare.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku i dyshuari ka kanosur viktimën për shkak të një mosmarrëveshjeje gjatë parkimit të automjeteve.

“Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 66 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet F.D ( F/K) e moshës 79 vjeçare . Deri te ky incident kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje gjatë parkingut të automjeteve të tyre”, ka njoftuar policia.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)