Ky është deputeti i VV-së që do ta zëvendësojë Alban Hysenin në Kuvend

  • E.K /
  • 16 November 2021 - 12:00
Ky është deputeti i VV-së që do ta zëvendësojë Alban Hysenin në Kuvend

Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, do ta zëvendësojë Alban Hysenin i cili do jetë kryetar i ri i Gjilanit pasi fitoi në balotazhin e së dielës.

Në zgjedhjet për Kuvend të Kosovës më 14 shkurt, Halil Thaçi kishte marrë 5 mijë e 921 vota.

Halil Thaçi s’arriti ta mposhtë Xhafer Gashin në garën për kryetar të Obiliqit.

Në balotazh, Xhafer Gashi fitoi me 61,41% dhe morri 6 mijë e 414 vota, ndërkaq Halil Thaçi mori 38,59% apo 4 mijë e 30 vota.

(Kosova Sot Online)