Kurti: Për energjinë në veri bisedohet vetëm në raportin Prishtinë – Bruksel

  • E.K /
  • 16 November 2021 - 12:31
Kurti: Për energjinë në veri bisedohet vetëm në raportin Prishtinë – Bruksel

Kryeministri Albin Kurti thotë se për çështjen e energjisë në veri në dialog mund të bisedohet vetëm në raportin Prishtinë – Bruksel dhe jo Prishtinë – Beograd.

Kurti para gazetarëve u shpreh se licensimin e kompanisë “Elektroserver” në veri e ka në komptencë ZRRE-ja.

“Për çështjen e energjisë që s’po paguhet në veri fajin e kanë strukturat ilegale në veri, licensimi i kompanisë është kompetencë e ZRre-së, për çështjen e energjisë në veri mund të bisedojmë me Brukselin dhe jo me Serbinë sepse është çështje e Kosovës. Nëse kjo temë ngritet atje, ngritet vetëm në raportin Prishtinë-Bruksel e jo Prishtinë-Beograd”, tha Kurti.

Ai foli edhe për iniciativën Open Balkan për të cilën tha se ka emërtim të gabuar sepse s’është i vërtetë.

“Sa i përket inciaitivës Open Balkan s’mund të ketë ballkan të hapur përderisa Serbia është e mbyllur për Kosovën, sepse nuk i pranon vulat, certifikatat e as pasaportat tona. Për ta dëshmuar se është për ballkan të hapur duhet të hapet ndaj Kosovës. Emërtimi është i gabuar sepse s’është i vërtetë”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)