Adhurues i motoçikletave: Kjo është pasuria e kryetarit te ri të Gjilanit

  • G.G /
  • 16 November 2021 - 13:42
Adhurues i motoçikletave: Kjo është pasuria e kryetarit te ri të Gjilanit

Sipas rezultateve preliminare nga KQZ-ja, Komuna e Gjilanit do ta ketë kryetarin e ri, Alban Hysenin.

Deputeti i LVV-së i cili do ta merr tani drejtimin e Gjilanit, në deklarimin e pasurisë përveç pagës si deputet kishte deklaruar pagë edhe si ligjërues në një kolegj privat dhe koordinator i qendrës në një kolegj tjetër, të cilat arrijnë shumën e mbi 21 mijë euro të ardhura vjetore

Si pasuri të paluajtshme, Hyseni ka deklaruar të përbashkëta tri shtëpi, një vikendicë dhe rreth 12 hektarë tokë, të gjitha këto i ka vlerësuar në vlerë mbi 771 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme ai ka deklaruar një motoçikletë të tipit “Ducati S2R 800” në vlerë 2200 euro, e të cilën e ka blerë me kredi.

Kryetari i ri i Gjilanit ka kredi në vlerë 7500 euro, të cilat i ka marrë për studime, veturë dhe nevoja personale, ndërsa nuk ka deklaruar asnjë para të gatshme në bankë. 

(Kosova Sot Online)