Kurti po thotë se e 'njeh' secilin kriminel në veri të Kosovës

  • G.G /
  • 16 November 2021 - 13:56
Kurti po thotë se e 'njeh' secilin kriminel në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës tha se i di emrat e grupeve kriminale në ver.

Mirëpo, ai refuzoi t’i thoshte me arsyetimin se do ta harronte ndonjë.

Kreu i ekzekutivit tha se emrat e veçantë të atyre që qëndrojnë prapa bandave kriminale do t’i thotë Prokuroria dhe organet e hetuesisë.

“Prapa strukturave kriminale qëndrojnë kriminelet, Hetimet e policisë kanë dëshmuar se bëhet fjalë për krim të organizuar… Emrat e veçantë i thotë Prokuroria dhe Policia hetuese. Unë i kam në mendje disa emra tani, por më vjen keq nëse e harroj ndonjë. Kështu që emrat e veçantë të tyre do t’i thotë Prokuroria”, tha ai.

Ai tha se si asnjë qeveri më parë, kanë luftuar krimin e organizuar në veri.

(Kosova Sot Online)