LDK: Tashmë, zyrtarisht Bexhet Xheladini është kryetar i ri Dragashit, faleminderit diasporë

  • A.P /
  • 16 November 2021 - 20:28
LDK: Tashmë, zyrtarisht Bexhet Xheladini është kryetar i ri Dragashit, faleminderit diasporë

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka falënderuar diasporën për fitoren në Dragash.

Përmes një postimi në Facebook, LDK-ja ka njoftuar se kandidati i tyre, Bexhet Xheladini, zyrtarisht është kryetar i ri i Komunës së Dragashit.

“Konfirmohet fitorja e madhe e LDK-së në Dragash. Bexhet Xheladini, tashmë edhe zyrtarisht është kryetar i ri komunës së Dragashit. Faleminderit diasporë për kontributin dhe mbështetjen masive që i keni dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

(Kosova Sot Online)