Ruani patikat, në këtë pjesë të Prishtinës po vidhen ato

  • E.K /
  • 17 November 2021 - 12:47
Ruani patikat, në këtë pjesë të Prishtinës po vidhen ato

Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë kanë publikuar një video ku shihet një person duke vjedhur patika në banesat kolektive.

Ata kanë bërë thirrje për kujdes, derisa pyesin nëse dikush e njeh këtë fëmijë, për të cilin pretendojnë që ka vjedhur në një banesë në rrugën B.



“Një shqetësim lidhje me vjedhjet që po ndodhin në banesa, e bem publike këtë video nëse ndokush e njehë këtë fëmij se besoj që ky fëmijë banon në këtë pjesë të Prishtines, vjedhja ka ndodhur te rruga B afer sparit Ndertesa Lino Projekt dhe me daten 15 te ketij muaji i ka vjedh patikat në ora 23:00!

KUJDES”, thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)