Bie aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën 68- vjeçarja

  • E.K /
  • 17 November 2021 - 14:07
Bie aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën 68- vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Gramsh, ku një 68 vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

“Sot, rreth orës 11:45, në lagjen Sporti, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. I., 68 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)