Pamje nga arrestimi i 19-vjeçares kosovare në Itali, e dyshuar për terrorizëm

  • E.K /
  • 17 November 2021 - 15:28
Pamje nga arrestimi i 19-vjeçares kosovare në Itali, e dyshuar për terrorizëm

Një 19-vjeçare në Itali me origjinë kosovare është arrestuar nga policia gjatë një bastisjeje në Milano. Bleona Tafallari, e cila përdorte pseudonimin “nusja pelegrine” në llogaritë e saj online, akuzohet për pjesëmarrje në grupe terrorizmi. Gruaja drejtonte një rrjet grash, ku bindte vajza të tjera të martoheshin me xhihadistët. Në celularin e saj u gjetën skena krimi.

Për hetuesit, gruaja është “një mbështetëse e zjarrtë e ISIS-it”. E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, ajo kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshortin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët, raportojnë mediet italiane.

E dyshuara përdorte pseudonimin “nusja pelegrine” apo në gjuhën origjinale arabe“Al Muhaxhirah”, sipas provave të mbledhura nga policia.

Gjithashtu nga celulari, u vërejt aktivitet për mbledhjen e fondeve për financimin e arratisjes së “motrave”, pra bashkëshorteve të luftëtarëve të ISIS-it, për të dalë nga kampi i burgut kurd në Rakka.

Hetimi nisi pas një raporti të inteligjencës në lidhje me bashkëshortin e vajzës, kosovarin 21-vjeçar i martuar janarin e kaluar, Kujtim Fejzullahun.

Sulmi në kryeqytetin austriak ndodhi më 4 nëntor 2020. Fejzullahu qëlloi me armë në disa pjesë të qytetit dhe vrau katër persona përpara se të vritej nga forcat austriake.

(Kosova Sot Online)