Kur Abrashi e konsideronte punë të kryer: Perparim Rama është me fat, ka foto me kryetarin e Prishtinës

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 22:46
Kur Abrashi e konsideronte punë të kryer: Perparim Rama është me fat, ka foto me kryetarin e Prishtinës

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, kishte tentuar të ironizojë me një fotografi të dy kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramës dhe Arben Vitisë.

Abrashi ka publikuar një fotografi të të dy kanidatëve, ku në mbishkrimin e fotografisë ka thënë se Përparim Rama i LDK-së, megjithatë është me fat që ka një foto me kryetarin e Komunës së Prishtinës.

Këtë postim Abrashi e ka bërë para gjashtë ditëve. Deputetit të VV-së nuk i ka shkuar ironia në vend, kjo për shkak se Prishtinën në fakt e fitoi Përparim Rama i LDK-së të dielën e fundit.

“Megjithate z.Perparim Rama eshte me fat. Ka nje foto me Kryetarin e Komunes se Prishtines”, shkruan Abrashi në facebook.


(Kosova Sot Online)