Lexoni edhe:
Djali rrah nënën në Prizren
Anëtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi, thotë se procesi zgjedhor në komunën e Dragashit ka qenë plotësisht i rregullt dhe fitorja e LDK-së e ligjshme. Kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune ngriti dyshime se votat e diasporës që përmbysën rezultatin janë manipuluar.
Dushi ka shkruar se votuesit nga jashtë i janë nënshtruar procesit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Djali rrah nënën në PrizrenLexoni edhe:
“Votuesit nga jashtë i janë nënshtruar procesit të paraparë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës në përputhje të plotë, madje duke iu nënshtruar procesit paraprak të verifikimit nga na a e KQZ-së, me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregullat e KQZ-së. Janë regjistruar suksesshëm dhe pastaj është përpiluar, votuar dhe certifikuar lista përfundimtare e votuesve nga jashtë, pa asnjë vërejtje nga përfaqësuesit e të gjitha partive politike në KQZ, unanimisht”, ka shkruar Dushi.
Tutje ai ka thënë se fitorja e LDK-së në këtë komunë është plotësisht e rregullt dhe e ligjshme.
“Prandaj, kjo e bënë fitoren e LDK-së në këtë Komunë plotësisht të rregullt dhe të ligjshme, ndryshe nga ato çfarë kemi dëgjuar këto ditë për procesin zgjedhor në këtë komunë e që përbëjnë spekulime të sponzoruara partiake, pa asnjë bazë dhe vetëm në një fazë të caktuar të zgjedhjeve lokale, vetëm në raundin e dytë”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)