Vodhi një shporet dhe e shiti përmes faqes “Merrjep”, i dyshuari pritet të paraqitet para gjykatës

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 11:24
Vodhi një shporet dhe e shiti përmes faqes “Merrjep”, i dyshuari pritet të paraqitet para gjykatës

I akuzuari me probleme shëndëtsore, shtyhet seanca në rastin e blerjes së një shporeti të vjedhur.

Mungesa e të akuzuarit për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara”, V.M, ka pamundësuar mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor të paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Fidan Ibrahimi e njofoi gjykatën se pas problemeve shëndëtsore që i akuzuari kishte pasur në ditët e fundi, është udhëzuar në QKUK në Prishtinë që të vazhdoi trajtimet mjekësore, për çka gjykatësi i njëjti ia dorëzoi një raport mjekësor, me ç’rast tha se, në momentin e shërimit do të paraqitet në gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas propozimit të avokatit Ibrahimi për shtyerjen e seancës, gjykatësi Avdirrahman Gashi përmes aktvendimit e aprovoi atë dhe u vendos që seanca e radhës të mbahet më 1 dhjetor 2021.

Gjykatësi Gashi bëri të ditur se me thirrje do të ftohen i akuzuari Makolli, i dëmtuari Arton Fazliu dhe dëshmitarja Bedrije Zeqiri.

Në seancën e sotme nga prokuroria i pranishëm ishte Besnik Jakupi.

Sipas aktakuzës i pandehuri me 29 nëntor 2017, rreth orës 16:08, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, përmes webfaqes “Merrjep.com” më 20 nëntor 2017, në mënyrë të kundërligjshme mbanë ose fsheh shporetin e rrymës të markës “Virpol”, pronë e të dëmtuarit A.F të cilit ju është vjedhur nga banesa e prindit të tij në rrugën “Meto Bajraktari”, në Prishtinë.

Në aktakuzë thuhet se, shporetin e markes së lartëcekur e ka shitur përmes webfaqes “Merrjep” një peersoni nga Mitrovica e të cilit nuk ia din emrin, për të cilin shporet i pandehuri e ka ditur apo mund ta ketë ditur se është i përfituar në mënyrë të kundërligjshme, me ç’rast të dëmtuarit i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Me këtë i akuzuari Makolli po akuzohet se ka kryerveprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara” nga neni 345 paragrafi 2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç, nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

(Kosova Sot Online)